Lidhje

Pres. Obama emëron Tracey Ann Jacobson si ambasadore të SHBA në Kosovë

  • Zëri Amerikës

Pres. Obama emëron Tracey Ann Jacobson si ambasadore të SHBA në Kosovë

Presidenti Barak Obama ka njoftuar emërimin e zonjës Tracey Ann Jacobson në postin e ambasadores së Shteteve të Bashkuara në Kosovë.

Ambasadorja Jacobson, e cila aktualisht është Zëvendës Drejtoreshë e Insitutit të Politikave të Jashtëme, ka një përgatitje të thellë në diplomaci. Ajo ka sherbyer si ambasadore e Shteteve të Bashkuara në Turkmenistan nga viti 2003 deri në vitin 2006 dhe pastaj në Taxhikistan deri në vitin 2009.

Më herët ajo ka sherbyer si zëvendës shefe e misionit në ambasadën amerikane në Latvi. Ajo po ashtu ka shërbyer në vende si Koreja e Jugut dhe Rusia. Zonja Jacobson vjen me një karrierë të pasur nga Departamenti i Shtetit ku ka mbajtur poste kyçe në Uashington në Byronë e Kërkimeve dhe Zbulimeve si dhe Byronë për Çështjet e Hemisferës Perëndimore.

Nëse konfirmohet nga Senati, zonja Jacobson do të zëvendësojë ambasadorin aktual në Kosovë Christopher William Dell i cili ndodhet në këtë post që nga korriku i vitit 2009.

XS
SM
MD
LG