Lidhje

Presidenti Obama fal gjelat


Presidenti Obama fal gjelat
Presidenti Obama fal gjelat

Presidenti Barack Obama fali jeten e dy gjel-detëve me rastin e Festës së Falenderimeve, duke i kursuar ata, që mos të bëhen pjesë e darkës tradicionale të ditës së Falenderimeve.

Në një ceremoni të përvitshme në Shtëpinë e Bardhë një ditë para festës, Presidenti Obama fali dy gjel-detë të moshes 19 javore me një peshë prej 20 kilogramësh nga tavolina e darkës së falenderimeve, ku ky shpend zakonisht është ushqimi kryesor i kësaj darke.

Presidenti Obama bëri shaka me rastin e faljes së këtyre dy shpendëve të quajtur “Liria” dhe “Paqja” kur tha se ky vendim ishte pjesë e veprimeve ekzekutive që ai ka ndërmarrë kohët e fundit pa patur nevojë për miratimin e Kongresit.

Sot më vonë, Presidenti Obama dhe familja e tij do t’u japin dy gjel-deta të tjerë një organizate bamirësie në zonën e Washigntonit që ushqen njerëz të varfër.

XS
SM
MD
LG