Lidhje

Presidenti Obama fillon zyrtarisht fushatën


Presidenti Barak Obama fillon sot zyrtarisht fushatën e tij për një mandat të dytë në detyrë.

Presidenti dhe Zonja e Parë Michelle Obama do të marrin pjesë në tubime në shtetet Ohajo dhe Virxhinia.

Zoti Obama ka përpara një betejë të vështirë, në një klimë politike të polarizuar nga papunësia dhe rritja e dobët ekonomike. Problemet ekonomike që ai trashëgoi dhe që është përpjekur të zgjidhë gjatë kohës në detyrë tani do të diktojnë fatin e tij në zgjedhjet e nëntorit.

Presidenti tha sot në fjalimin e tij të përjavshëm se rimëkëmbja nga kriza më e rëndë që nga Depresioni i Madh është një punë që kërkon kohë.

XS
SM
MD
LG