Lidhje

Presidenti Obama thotë se është i përqendruar në krijimin e vendeve të punës

  • Zëri Amerikës

Presidenti Barak Obama tha se gjithë programi i tij është i përqëndruar në nxitjen e ekonomisë amerikane dhe krijimin e vendeve të reja të punës. Ai pranoi faktin se Shtetet e Bashkuara kanë bërë përparim të ngadaltë në mëkëmbjen nga kriza duke lënë miliona të papunë, të zemëruar dhe të pashpresë.

Duke folur sot në një konferencë shtypi në Shtëpinë e Bardhë, zoti Obama tha se politikat e tij janë përqëndruar për të ndihmuar klasën e mesme. Ai i akuzoi republikanët e opozitës duke thënë se favorizojnë të pasurit dhe se kërkojnë kthimin tek politikat që shkaktuan krizën.

Anketat tregojnë se shumica demokrate në Kongres përballet me humbje të mëdha në zgjedhjet e nëntorit. Në deklaratat e tij, zoti Obama i portretizoi demokratët si luftëtarë për klasën e mesme dhe republikanët si mbrojtës të milionerëve dhe interesave të veçanta. Por ai shtoi se e kupton që shumë votues mund të fajësojnë vetë presidentin për rimëkëmbjen e dobët ekonomike.

XS
SM
MD
LG