Lidhje

Presidenti Obama fton përfaqësues republikanë e demokratë në Shtëpinë e Bardhë

  • Zëri Amerikës

Presidenti Obama fton përfaqësues republikanë e demokratë në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti Obama fton përfaqësues republikanë e demokratë në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti Barak Obama priti mbrëmë për një darkë në Shtëpinë e Bardhë përfaqësues demokratë e republikanë të Kongresit amerikan. Gjatë fjalimit të tij në këtë mbrëmje, ai bëri thirrje për unitet, pas vrasjes së Osama Bin Ladenit nga forcat speciale amerikane.

Mbrëmja zyrtare ishte planifikuar përpara sulmit të së dielës në Pakistan, ku forcat speciale të marinës amerikane të njohura me emrin Seals, vranë bin Ladenin dhe disa persona të tjerë në një vend të fshehtë pranë kryeqytetit Islamabad.

Përmendja e vdekjes së bin Ladenit, u shoqërua me brohoritje të gjata si nga demokratët ashtu dhe nga republikanët, pavarësisht ndasive politike të kohëve të fundit.

“Unë e di, se bashkimi që ne ndjemë në 11 shtator të 2011, u zbeh disi gjatë viteve... . Sot, kam shpresën e zjarrtë se ne mund të përdorim një pjesë të këtij uniteti, një pjesë të kësaj krenarie për të përballuar sfidat e tjera të cilat ende ekzistojnë”. - tha presidenti Obama

Ai vlerësoi njerëzit që, ai i quajti ‘heronj’, të cilët ndërrmorën aksionin në vendit ku fshihej Osma Bin Ladeni si dhe personelin ushtarak dhe të shërbimeve sekrete që bënë të mundur këtë aksion.

“Ne risjellim në kujtesë sërish se ka një krenari, që e karakterizon vendin tonë dhe se arritjet tona kalojnë kufijtë e ndarjeve partiake si dhe të gjitha politikat”, tha presidenti Obama.

XS
SM
MD
LG