Lidhje

Presidenti Obama: Gjermania aleat i fuqishëm dhe partner global

  • Dan Robinson

Presidenti Obama: Gjermania aleat i fuqishëm dhe partner global

Presidenti Obama: Gjermania aleat i fuqishëm dhe partner global

Presidenti amerikan Barak Obama thotë se është çështje kohe para se udhëheqësi libian Moammar Gadhafi heq dorë nga pushteti. Zoti Obama foli të martën në Shtepinë e Bardhë përkrah kancelares gjermane Angela Merkel. Presidenti amerikan tha se misioni i udhëhequr nga NATO në Libi ka bërë përparime të dukshme, duke mbrojtur njerëzit nga një masakër e mundëshme nga forcat e Gadhafit. Kancelarja Merkel tha se Gjermania është në një hap me aleatët e NATO-s në mbështetjen për operacionet në Libi. Por ajo pranoi se Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania nganjëherë mund të kenë opinione të ndryshme. Gjermania i ka mbajtur trupat e saj jashtë operacioneve por presidenti Obama tha se Gjermania ka mundësuar aleatët të tjerë në NATO që të shtojnë mbështetjen për misionin në Libi duke shtuar burimet e saj dhe personelin në Afganistan.

Në një mëngjes të nxehtë plot diell kopështi jugor i Shtepisë së Bardhë ishte mbushur plot me roje ushtarake nderi dhe një bateri muzikore, ndërkohë që ardhja e kancelares gjermane Angela Merkel u nderu me 19 të shtëna armësh. Presidenti Barak Obama e quajti Gjermaninë një nga aleatët më të fuqishëm të Amerikës dhe zonjën Merkel e cila u rrit në ish Gjermaninë Lindore komuniste, një prej partnerëve më të afërt global.

“Në një kohë kur disa kanë ngritur pyetjen nëse ngritja e fuqive të reja globale nënkupton rënie për të tjerat, kjo vizitë riafirmon një të vërtetë të qendrueshme. Aleancat tona me vende si Gjermania janë më të rendësishme se asnjë herë. Në të vërtetë, ato janë të domosdoshme për sigurinë globale dhe begatinë."

Zoti Obama, presidenti i parë afrikano-amerikan në Shtetet e Bashkuara, tha se ai dhe zonja Merkel, gruaja e parë kancelare e Gjermanisë, janë po ashtu simbole të ndryshimit.

“Zonja kancelare, harku i jetëve tona flet për këtë frymë. ËShtë e qartë se asnjëri nga ne nuk duket njëlloj si udhëheqësit pararendës. Por fakti se ne mund të qendrojmë këtu sot si Presidenti Shteteve të Bashkuara dhe si Kancelare e Gjermanisë së bashkuara është një testament se arritjet dhe liria janë të mundshme në botën tonë.”

Zoti Obama tha se si dy ekonomitë më të mëdha dhe dinamike, Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara mund të tregojnë se begatia arrihet më së mirë përmes investimit në burimin më të rendësishëm, popullin, dhe aftësive për të konkuruar dhe novacioneve në shekullin e 21.

Të dy udhëheqësit cituan bashkëpunimin në Afganistan, ku Gjermania ka 7 mijë trupa, kontigjenti i tretë më i madh pas Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë.

Kancelarja Merkel përsëriti vëndosmërinë për të parandaluar Iranin që të shtërë në dorë armë bërthamore si dhe foli për kryengritjet popullore në Afrikën e Veriut.

“Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara janë partnere që ndajnë përgjegjësinë për një Afganistan në paqe dhe të qendrueshëm. Ne po ecim në të njëjtin drejtim, duke u përpjekur të ndalojmë Iranin të njekë kursin e tij për ndërtimin e aftësive për fuqi bërthamore. Në Afrikën Veriore ne mbështetëm betejen për liri. Ndërsa në Lindjen e Mesme ne mbështesim përpjekjet për ti dhënë një jetë të re procesit të paqes.”

Gjatë një konference të përbashkët për shtypin, të dy udhëheqësit u pyetën rreth diferencave të dy vendeve mbi operacionet e NATO-s në Libi. Secili parashikoi se udhëheqësi libian Moammar Gadhafi duhet dhe do të japë dorëheqjen. Zoti Obama diskutoi rolin që pret të luajë Gjermania ndërkohë që zhvillimet ecin përpara.

“Do të ketë shumë punë për të bërë pas largimit të Gadhafit, kur flitet për popullin libian që ta marrë veten, ekonomia, puna politike që duhet bërë, dhe parashikimi im është se do të ketë mbështetje të plotë dhe të fuqishme gjermane sikurse në të kaluarën për një gamë të gjerë çështjesh.”

E pyetur nëse Gjermania besonte se NATO kishte gabuar për ndërhyrjen ushtarake në Libi, Kancelarja Merkel tha se qendrimi i Gjermanisë duhet parë tek mbështetja ndaj qendrimit ndërkombëtar dhe se mbetet e angazhuar për objektivat e misionit.

Nëse pritja e ngrohtë për Kancelaren Merkel, përfshi nderimin e saj nga Presidenti Obama me Medaljen e Lirisë, do të ndihmojnë për të zbutur tensionet në marrëdhëniet Amerikano-Gjermane, mbi çështjet globale ekonomike dhe të tjera, mbetet për tu parë. Kancelarja Merkel tha se pavarësisht atyre që i cilëson si disa ndryshime opinionesh, partneriteti mbështetet në baza shumë të gjera. Ajo e ftoi presidentin Obama që të vizitonte Berlinin dhe presienti shprehu gatishmërinë nëse fiton një mandat tjetër.

XS
SM
MD
LG