Lidhje

Presidenti Obama: Grupet terroriste në Afrikë duhet të ndalohen

  • Kent Klein

Zëdhënësi i Shtepisë së Bardhë Robert Gibbs, gjatë një konference shtypi me gazetarët, përseriti komentet e mëparshme të administratës se grupet ekstremiste islamike nuk njohin respekt për popullin në Afrikë.

Ata kanë ndermarrë hapa për të viktimizuar afrikanët dhe nuk e vlerësojnë atë kontinent dhe as popullin e tij.

Grupi militant somalez al-Shabab thotë se ishte përgjegjës për dy shpërthime që lanë të vrarë më shumë se 70 njerëz të cilët po ndiqnin ndeshjen finale të Botërorit 2010 në një televizion në Kampala në Ugandë. Grupi terrorist Al-Shabab ka lidhje me rrjetin terrorist an-Kaida.

Më herët këtë javë, një zyrtar i lartë i Shtepisë së Bardhë e quajti al-Kaidën një organizatë rraciste që e trajton popullin afrikan me ngjyrë si mish për top dhe nuk vlerëson jetën e njeriut.

Presidenti amerikan Barak Obama thotë se sulmet tregojnë se grupet ekstremiste nuk kanë asnjë lloj konsiderate për jetët e afrikanëve.

Në një intervistë me Korporatën Afrikano-Jugore të Transmetimeve ketë javë, presidenti amerikan tha se terroristët nuk i marrin parasyshë pasojat afatgjata kur vrasin njerëz të pafajshëm.

Një njërin krah është vizioni i ndryshimeve në Afrikë, një Afrike të bashkuar, një Afrikë që po modernizohet dhe po krijon mundësi. Në krahun tjetër, shfaqet vizioni i al-Kaidës dhe al-Shabab që është rreth shkatërrimit dhe vdekjes.

Zoti Obama tha se sulmet e kësaj jave tregojnë se al-Shabab dhe grupe të tjera terroriste duhet të ndalohen.

Nëse al-Shabab shton kontrollin brenda Somalisë, në ketë menyrë eksporton dhunë sikurse bëri në Ugandë.

Zyrtarët amerikan të sigurisë thonë se kjo është hera e parë që al-Shabab ka ndermarrë sulme jashtë Somalisë. Ata thonë se Shtetet e Bashkuara po ndihmojnë qeverinë e atij vendi në hetimet rreth shpërthimeve dhe se po ofron mbështetje edhe për vendet e tjera në rajon për të parandaluar sulme të tjera.

XS
SM
MD
LG