Lidhje

Presidenti Obama në Havai, viziton trupat e marinës amerikane

  • Zëri Amerikës

Presidenti Obama në Havai, viziton trupat e marinës amerikane

Presidenti Obama në Havai, viziton trupat e marinës amerikane

Presidenti Barak Obama i kaloi Krishtlindjet në Havai së bashku me familjen. Ai e shfrytëzoi këtë rast për të vizituar trupat amerikane në bazën ushtarake të Havait. Edhe vitin e kaluar çifti Obama vizitoi të njëjtën bazë të marinës amerikane.

Presidenti Obama e konsideron Havain si shetin e tij, ngaqë ai atje ka jetuar bashke me gjyshërit e tij nga nëna. Zoti Obama dhe Zonja e Parë u bënë thirrje amerikanëve të ndihmojnë personelin ushtarak dhe familjet e tyre, sidomos gjatë festave, kur ndarja nga familja është më vështirë.

Zonja e Parë tha se një pako ndihmash apo thjesht një falenderim është një dhuratë e rëndësishme për pjestarët e ushtrisë. Përveç vizitës në bazën ushtarake, familja Obama nuk është shfaqur në sytë e publikut.

Presidenti e ka kaluar kohën në fushën e golfit dhe në palestër me miq të vjetër dhe familjarë dhe duke shetitur në bregdet me vajzat e tij. Familja Obama pritet të qendrojë në Havai deri më 2 janar.

XS
SM
MD
LG