Lidhje

Presidenti Obama i bën thirrje Kongresit për bashkëpunim


Presidenti Obama i bën thirrje Kongresit për bashkëpunim

Presidenti Obama i bën thirrje Kongresit për bashkëpunim

Presidenti amerikan Barack Obama u bëri thirrje anëtarëve të Kongresit që t’i japin fund bllokimit dhe të miratojnë masa që do të frenonin ndikimin e parave tek politika.

Në fjalimin e tij të përjavshëm, zoti Obama tha se ai ka vuajtur pasojat e bllokimit nga anëtarët e Kongresit të të emëruarve të tij për pozicione gjyqtarësh dhe poste të tjera të shërbimit publik. Ai tha se populli amerikan meriton më shumë sesa “ngecje dhe lojra” dhe i bëri thirrje Kongresit që të miratojë një klauzolë që të sanksionojë një votim thjeshtë për miratim apo mos miratim të të gjithë të emëruarve brenda 90 ditësh.

Zoti Obama bëri gjithashtu thirrje për një legjislacion që ndalon zyrtarët e zgjedhur që të kenë aksione në industri për të cilat u duhet të marrin vendime.

XS
SM
MD
LG