Lidhje

Presidenti Obama i bën thirrje Kongresit të miratojë projekt-ligjin e punës

  • Zëri Amerikës

Presidenti Obama i bën thirrje Kongresit të miratojë projekt-ligjin e punës

Presidenti Obama i bën thirrje Kongresit të miratojë projekt-ligjin e punës

Presidenti ka udhëtuar në shtete të ndryshme të Amerikës për reklamimin e planit të tij për hapjen e vendeve të punës. Ai po i bën thirrje Kongresit që ta shqyrtojë seriozisht propozimin.

“Ka ardhur koha që Kongresi ta marrë këtë çështje me seriozitet dhe ta miratojë këtë projekt-ligj për hapjen e vendeve të punës në mënyrë që unë ta kthej atë në ligj”, tha presidenti Obama gjatë fjalimit të përjavshëm të publikuar sot.

Presidenti ia dërgoi Kongresit projekt-ligjin me vlerë 447 miliard dollarë tre javë më parë. Ai thotë se Akti Amerikan i Punës do të bëjë që mijëra mësues, policë dhe punëtorë ndërtimi të kthehen në punë. Sipas tij, ekspertë të ekonomisë me të kaluar të ndryshme politike thonë se një projekt-ligj i tillë do të nxisë rritjen e ekonomisë dhe punësimin.

Republikanët i kundërshtojnë idetë për taksimin e të pasurve. Por udhëheqësit republikanë, të kujdesshëm për të mos e paraqitur veten si armiq të krijimit të vendeve të punës në kohë të vështira ekonomike, kanë thënë se disa elemente të planit ia vlen të shqyrtohen.

Në fjalimin në emër të republikanëve, anëtari i Dhomës së Përfaqësuesve, Morgan Griffith bëri thirrje për reduktimin e rregullave të vendosura ndaj bizneseve. Ai tha se, për vite me rradhë, “rregullat e tepërta kanë qenë një burim nervozizmi për bizneset në përpjekjet e tyre për të mbijetuar”.

XS
SM
MD
LG