Lidhje

Presidenti Obama i bëri thirrje kongresit gjithashtu të zgjasë shkurtimin e taksave mbi pagat

  • Zëri Amerikës

Presidenti Obama i bëri thirrje kongresit gjithashtu të zgjasë shkurtimin e taksave mbi pagat

Presidenti Obama i bëri thirrje kongresit gjithashtu të zgjasë shkurtimin e taksave mbi pagat

Presidenti Barak Obama po i shtyn republikanët në kongres të miratojnë kandidatin e tij për kreun e agjencisë për mbrojtjen e konsumatorëve.

Gjatë fjalimit të përjavshëm presidenti u bëri thirrje ligjvënësve t’u japin amerikanëve mbrojtjen e nevojshme për të mos u shfrytëzuar nga huadhënësit e kredive dhe mbledhësit e borxhit. Prsidenti tha se shumë njerëz në Wall Street kanë bërë shumë para duke shfrytëzuar konsumatorët.

Presidenti Obama i bëri thirrje kongresit gjithashtu të zgjasë shkurtimin e taksave mbi pagat që skadojnë në fund të muajit.

Në përgjigjen e tyre republikanët reklamuan planin e tyre ekonomik që do të votohet javën e ardhshme duke thënë se zgjatja e shkurtimit të taksave do të lidhet me një dispozitë që lejon rifillimin e punës në projektin e naftësjellësit nga Kanadaja në Teksas

Presidenti kërkon ta vonojë një vendim mbi naftësjellësin Keystone XL deri pas zgjedhjeve të 2012.

XS
SM
MD
LG