Lidhje

Presidenti Obama mbron kompromisin me republikanët


Presidenti Obama mbron kompromisin me republikanët
Presidenti Obama mbron kompromisin me republikanët

Presidenti Obama i doli në mbrojtje kompromisit që bëri me republikanët e opozitës për të zgjatur shkurtimin e taksave, përfshi një dispozitë që nuk e dëshironte dhe që kërkon mbajtjen e ulët të taksave për amerikanët e pasur.

Zoti Obama tha se mënyra që ai preferonte, eliminimi i shkurtimit të taksave për qytetarët e pasur nuk do të miratohej në Senat deri në fund të vitit. Ai tha se pa këtë kompromis, më 1 janar taksat do të rriteshin për të gjithë dhe se në fund të muajit, dy milionë njerëz do të humbisnin asistencën e tyre për papunësinë.

Ai tha se si rezultat i kompromisit, amerikanët e klasës së mesme nuk do të kenë rritje të taksave në fillim të vitit.

Presidenti tha se përparësia e tij kryesore është të ndihmojë amerikanët dhe jo të përfshihet në betejë të gjatë politike. Ai tha se marrëveshja do të ndihmojë rritjen ekonomike dhe krijimin e vendeve të punës.

Zoti Obama tha se mbajtja e taksave të ulta do të ndryshojë gjendjen e amerikanëve që po luftojnë për të paguar faturat dhe për të ushqyer familjet e tyre.

Ai tha se do të luftojë për ti dhënë fund shkurtimit të taksave për amerikanët e pasur pas dy vjetësh.

Marrëveshja që u njoftua të hënën do të zgjasë shkurtimin e taksave të miratuara gjatë presidencës Bush dhe do të zgjasë gjithashtu edhe asistencën për të papunët amerikanë edhe 13 muaj të tjerë.

XS
SM
MD
LG