Lidhje

Presidenti Obama i drejtohet vendit mbi masat pas rrjedhes së naftës

  • Kent Klein

Tetë javë pas shpërthimit të platformës pluskuese të shpimit të naftës së kompanisë BP që la 11 të vrarë dhe rrjedhës së naftës, presidenti Obama tha mbrëmë se qeveria amerikane do ta mbajë përgjegjëse kompaninë BP.

Ne do ta luftojnë rrjedhen e naftës me gjithçka kemi për aq kohë sa do të duhet. Ne do ta bëjmë BP që të paguajë për dëmet që shkaktoi kompania e saj. Dhe do të bejmë gjithçka nevojitet për të ndihmuar zonat e prekuara dhe njerëzit që ta marrin veten nga tragjedia.

Presidenti tha se kur të takohet sot me zyrtartë e BP-së ai do të kerkojë që ata të krijojnë një fond të administruar nga një palë e tretë e pavarur në ndihmë të viktimave të rrjedhës së naftës.

Në takimin me shefin e BP do ta informoj atë se ai duhet të caktojë burimet e nevojshme për të kompensuar punonjësit dhe bizneset që kanë pesuar dëme si rezultat i pakujdesisë së kompanisë.

Menjëherë pas fjalimit të presidentit, kompania BP lëshoi një dekleratë duke thënë se ndante të njejtin synim për të pastruar naftën e rrjedhur dhe për të ndihmuar të prekurit nga fatkeqësia.

Presidenti Obama u kthye në Washington të martën pasi vizitoi zonat e prekura nga rrjedha e naftës gjatë vizitës dy ditore në rajon. Ai foli disa orë pasi qeveria shtoi përllogaritjet për sasinë e naftës që po rrjedh nga depozita e demtuar në fund të detit. Një panel qeveritar shkencëtarësh tani beson se ndermjet 35 mijë dhe 60 mijë fuçi naftë po rrjedhin çdo ditë në ujërat e Gjirit të Meksikës.

Zoti Obama bëri thirrje për një plan afatgjatë restaurimi, për të ndihmuar rajonin që ta marrë veten nga katastrofat ekologjike, përfshi stuhitë Katrina dhe Rita në vitin 2005. Presidenti gjithashtu po formon një komision kombëtar për të kuptuar shkakun e rrjedhës së naftës dhe për të dhënë rekomandime për standarte të reja të sigurisë dhe mjedisit.

Disa muaj më parë miratova një propozim për të konsideruar shpime të reja në det të hapur nën garancitë se do të jenë tereisht të sigurta me mbështetje të teknologjisë së duhur dhe marrjen e masave të duhura. Kjo nuk ndodhi në rastin e kompanisë BP dhe dua ta di se pse.

Përveç të tjerash, zoti Obama njoftoi zgjedhjen e tij për të drejtuar agjencinë qeveritare që mbikëqyr zhvillimet naftetare dhe të gazit, e cila është akuzuar për mbikëqyrje të dobët të industrisë. Ai zgjodhi për ketë post një ish prokuror federal.

XS
SM
MD
LG