Lidhje

Presidenti Obama i kërkon zyrtarisht Kongresit të miratojë Aktin e Punës

  • Zëri Amerikës

Presidenti Obama i kërkon zyrtarisht Kongresit të miratojë Aktin e Punës

Presidenti Obama i kërkon zyrtarisht Kongresit të miratojë Aktin e Punës

Presidenti Barak Obama i kërkoi sot zyrtarisht Kongresit të miratojë planin prej 450 miliardë dollarësh që synon krijimin e vendeve të punës dhe uljen e shqetësimeve për një recesion të dytë. Gjatë një ceremonie në Kopshtin e Trëndafilave presidenti u bëri thirrje ligjvënësve të miratojnë Aktin Amerikan të Punës.

Zoti Obama e paraqiti planin të enjten e kaluar në një sesion të përbashkët të të dyja dhomave të Kongresit. Plani kërkon shkurtimin e taksave për punëtorët dhe bizneset dhe financimin e projekteve të ndërtimit. Propozimi përfshin gjithashtu iniciativa për riparimin dhe modernizimin e rrugëve, hekurudhave dhe aeroporteve.

Presidenti ka thënë se do të paraqesë një plan korrespondues për pakësimin e deficitit, që do të shpjegojë se si administrata do të mbulojë kostot e propozimit.

XS
SM
MD
LG