Lidhje

Presidenti Obama ia kushton fjalimin e përjavshëm festave fetare


Presidenti Barak Obama ia kushtoi fjalimin e tij të përjavshëm festave fetare të Pashkëve Katolike dhe Hebraike. Presidenti tha sot se pavarësisht nëse bëhet fjalë për Pashkën Hebraike të së shtunës, kur kujtohet historia e Eksodit, apo për atë të së dielës, gjatë të cilës të krishterët festojnë ringjalljen e Krishtit, të dyja festat u japin njerëzve forcë për të përballur të ardhmen përmes besimit.

Zoti Obama, që është i krishterë, tha se elementët e historisë së Jezusit lidhur me mposhtjen e dëshpërimit janë të vlefshme për këdo. Në fjalimin e Partisë Republikane, Guvernatorja e shtetit të Oklahomës Mary Fallin e kritikoi Presidentin Obama për mosmbështetjen e plotë të projektit për ndërtimin e një naftësjellësi që do të transportonte naftë nga Kanadaja në Shtetet e Bashkuara dhe që sipas saj do të mund të krijonte vende të reja pune.

XS
SM
MD
LG