Lidhje

Presidenti Xhorxh H. W. Bush merr Medaljen e Lirisë

  • Zëri Amerikës

Presidenti Xhorxh H. W. Bush merr Medaljen e Lirisë

Presidenti Xhorxh H. W. Bush merr Medaljen e Lirisë

Ish-presidenti Xhorxh H. W. Bush sot u kthye në Shtëpinë e Bardhë për të marrë Medaljen prestigjioze të Lirisë, nderi më i lartë civil që jepe në Shtetet e Bashkuara. Zoti Bush, presidenti i 41-të i Shteteve të Bashkuara, është njëri prej 15 personaliteteve të shquara që ju dha medalja nga Presidenti Barak Obama.

Mes personave të tjerë që morën sot medaljen janë Kancelarja gjermane Angela Merkel, kongresmeni John Lewis, figurë e rëndësishme e lëvizjes së të drejtave civile të viteve ’60; Xhin Kenedi Smith, motra e ish-presidentit Xhon Kenedi, ish ambasadore e SHBA në Irlandë dhe aktiviste e njohur për zhvillimin e artit dhe për personat me kufizime fizike; po ashtu medalja ju dha pas vdekjes, aktivistit humanitar Tom Little, mjek okulist, të cilin e vranë talebanët në Afganistan gushtin e kaluar, ndërsa punonte për një organizatë humanitare.

Medaljen e morën sot dy personalitete legjendare të sportit amerikan, lojtari i bjesbollit Stan Musial dhe basketbollisti i famshëm Bill Rasell, i cili e ka udhëhequr skuadrën “Boston Celtics” në fitoren e titullit Kampion për 11 herë .

Medalja e Lirisë u krijua nga Presidenti Harry Truman në vitin 1945 për të nderuar ushtarakët e shquar që morën pjesë në Luftën e Dytë Botërore. Presidenti Kenedi e zgjeroi gamën e medaljes në vitin 1963, duke ua dhënë edhe njerëzve që kanë shënuar arritje në fushën e arritjes së paqes.

XS
SM
MD
LG