Lidhje

Presidenti Obama: Jo zgjidhje e përciptë për konfliktin izraelito-palestinez

  • Zëri Amerikës

Presidenti Obama: Jo zgjidhje e përciptë për konfliktin izraelito-palestinez

Presidenti Obama: Jo zgjidhje e përciptë për konfliktin izraelito-palestinez

Presidenti amerikan Barak Obama tha në fjalimin që mbajti sot para Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, se konfliktit mes izraelitëve dhe palestinezëve nuk do t’i jepet fund përmes një zgjidhjeje të përciptë.

Ndërsa presidenti francez Nikola Sarkozi propozoi caktimin e një afati deri në një vit për zgjidhjen e konfliktit. Ai propozoi rifillimin e bisedimeve brenda një muaji, dhe arritjen e një marrëveshjeje për kufijtë brenda 6 muajsh.

Presidenti francez propozoi ndryshimin e statusit të qeverisë palestineze nga ai i vëzhguesit, në atë të një vendi jo-anëtar, gjë që kërkon votimin pro nga shumica e Asamblesë së Përgjithshme prej 192 anëtarësh.

Të dy udhëheqësit folën para Asamblesë së OKB-së sot, ndërsa udhëheqësit palestinezë përgatiten t’i kërkojnë të premten Këshillit të Sigurimit anëtarësim të plotë në organizatën botërore të shtetit të tyre.

Presidenti Obama nuk bëri komente lidhur me kërkesën e palestinezëve për të kërkuar njohjen e shtetit të tyre nga OKB-ja, por në fjalimin e tij ai përsëriti përkushtimin e palëkundur të SHBA ndaj Izraelit.

Zoti Obama tha se është i shqetësuar nga vonesat në procesin e paqes, por se ai vazhdon t’i qëndrojë pozicionit të Shteteve të Bashkuara se konflikti duhet zgjidhur përmes negociatave mes izraelitëve dhe palestinezëve dhe jo në Kombet e Bashkuara.

Zoti Obama foli gjithashtu për “mandatin e paprecedent” të ndërhyrjes në Libi, si një shembull për atë që mund të arrihet në saje të bashkëpunimit ndërkombëtar.

Ai foli gjithashtu për qëndrimin amerikan ndaj “ndryshimeve sizmike”, siç u shpreh ai, në botën arabe gjatë këtij viti.

Presidenti tha se pas së ashtuquajturës “pranvera arabe” Kombet e Bashkuara kanë më shumë punë për të bërë, për të ndihmuar në rindërtimin e këtyre vendeve.

Presidenti Obama bëri thirrje për sanksione ndaj Sirisë dhe shtoi se populli sirian ka treguar dinjitet dhe kurajo në përpjekjet për vendosjen e drejtësisë në vend.

XS
SM
MD
LG