Lidhje

Presidenti Barak Obama mbrojti arritjet e administratës së tij lidhur me emigracionin


President Obama
President Obama

Presidenti Barak Obama mbrojti arritjet e administratës së tij lidhur me emigracionin, ndërkohë që mbrojti propozimin e ri për krijimin e vendeve të punës në një bisedë nëpërmjet internetit kryesisht lidhur me çështje që prekin komunitetin hispanik.

Biseda, që zgjati një orë, e transmetuar në anglisht dhe përkthyer në spanjisht në faqen elektronike të Shtëpisë së Bardhë, është pjesë e përpjekjeve të administratës Obama për t’i dhënë përsëri energji mbështetjes së grupeve që mbështesën presidentin në zgjedhjet e vitit 2008.

Zoti Obama u tha dëgjuesve se ai po përpiqet të zbatojë ato që ai i quajti ligje "jo të mjaftueshme" të emigracionit në një "mënyrë të drejtë dhe humane". Ai tha se administrata e tij po i përqëndron përpjekjet në deportimin e kriminelëve të dhunshëm dhe jo të studentëve dhe punëtorëve që respektojnë ligjin.

Pyetjet u paraqitën nga lexuesit e disa faqeve elektronike, si Yahoo, MSN Latino dhe American on Line/Latino/ Huffington Post Latino Voice. Muajt e fundit zoti Obama është përpjekur të ruajë, apo fitojë mbështetjen e popullsisë hispanike prej 50 milionësh, votat e të cilëve do ta ndihmojnë atë të rizgjidhet në vitin 2012. Disa anketime të kohëve të fundit tregojnë se mbështetja e hispanikëve për presidentin ka rënë.

XS
SM
MD
LG