Lidhje

Presidenti Obama kritika ndaj kompanive të naftës

  • Zëri Amerikës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, po kritikon kompanitë e naftës dhe gazit, duke thënë se ato po bëjnë fitime edhe pse konsumatorët po paguajnë çmime më të larta për të ngarë makinat dhe për të ngrohur shtëpitë e tyre.

Presidenti vizitoi qytetin Nashua në Nju Hampshir dje, për të tërhequr votuesit dhe studentët që ishin për vizitë në një program trajnimi teknologjik të automjeteve.

Ai u bëri thirrje ligjivënësve të ndërpresin subvencionimin prej 4 miliardë dollarësh të industrisë së naftës dhe gazit, dhe u bëri thirrje atyre të bëjmë më shumë për të nxitur zhvillimin e burimeve alternative të energjisë.

Zoti Obama tha se kompanitë e naftës dhe gazit po bëjnë fitime të mëdha, megjithë gjendjen e turbullt në Lindjen e Mesme që ka sjellë ngritjen e çmimeve në nivele rekord.

Çmimet e karburantit janë ngritur ndjeshëm javët e fundit dhe pritet të ngrihen edhe më tepër me afrimin e sezonit të verës.

Kandidatët republikanë për president kanë kritikuar zotin Obama për bllokimin e ndërtimit të një naftësjellësi nga Kanadaja në teritorin e Shteteve të Bashkuara.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG