Lidhje

Presidenti Obama kthehet në SHBA mbas vizitës në rajonin e Azi-Paqësorit


Presidenti Obama kthehet në SHBA mbas vizitës në rajonin e Azi-Paqësorit
Presidenti Obama kthehet në SHBA mbas vizitës në rajonin e Azi-Paqësorit

Presidenti amerikan Barak Obama kthehet sot në Uashington pas një turneu nëntë ditor në Azi-Paqësor që e çoi në Hauai, Australi dhe Indonezi për takimin e ASEAN-it.

Disa orë para se të nisej me avionin Air Force One nga Bali, zoti Obama dhe kryeministri kinez Ven Gjiabao u takuan për të diskutuar çështje ekonomike mes të dy vendeve.

Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë thanë se zoti Obama theksoi rëndësinë e Kinës për të rivlerësuar monedhën e saj, që Uashingtoni thotë se tepër e nënvlerësuar.

Të dy udhëheqësit biseduan gjithashtu për lirinë e lundrimit dhe lirinë e tregëtisë në Detin e Kinës së Jugut dhe të zgjidhjes paqësore të mosmarrëveshjeve në atë zonë.

XS
SM
MD
LG