Lidhje

Presidenti Obama mban sot një fjalim mbi ndryshimet politike në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut

  • Elizabeth Arrott

Presidenti Obama mban sot një fjalim mbi ndryshimet politike në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut

Presidenti Obama mban sot një fjalim mbi ndryshimet politike në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut

Fjalimi i presidentit Obama vjen ndërkohë që kryengritjet “Pranverore Arabe” në Tunizi dhe Egjipt, janë mbisunduar nga konflikte edhe më të dhunshme në Libi, Siri dhe përqark.

Anketat e opinionit publik tregojnë se trazirat kanë ulur mbështetjen e botës arabe dhe myslimane për Shtetet e Bashkuara dhe kryesisht për zotin Obama. Udhëheqësi amerikan u kritikua për siç thuhet dukja një hap prapa lëvizjeve popullore, pavarësisht vlerave demokratike që personifikon Amerika.

Nga fillimi i muajit shkurt, dukej se presidenti Obama po i afrohej prirjes, të paktën në bazë të asaj që u zhvillua në qendrën Tahrir në Kairo.

Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të ngrenë zërin për demokraci dhe të drejtat universale që të gjitha qëniet njerëzore meritojnë, në Egjipt dhe kudo në botë.

Por shumë në Lindjen e Mesme dhe Afrikën Veriore e panë mbështetjen amerikane për protestat në mbarë rajonin si të pabarabartë.

Kritikat ishin më të pazëshme drejt Bahrainit, ku gjendet edhe Flota e Pestë amerikane, dhe Yemenit një vend partner në luftën kundër terrorizmit. Në kontrast me këto vende, kolonel Gadhafi i Libisë, një provokues prej shumë kohësh, e ndjeu forcën e ushtrisë perëndimore. Por edhe veprimet e ushtrisë amerikane nuk ndaluan me kaq, sikurse shpalosi në mënyrë dramatike edhe presidenti Obama.

Sonte, mund të njoftojë popullin amerikan dhe botën se Shtetet e Bashkuara kanë zhvilluar një operacion që eleminoi Osama bin Ladenin.

Mes shumicës në rajon egziston pak simpati për udhëheqësin e al-Qaidës, por sulmi i njëanshëm në Pakistan risolli në skenë dy misione të mëparshme në vendet myslimane. Pikërisht këto imazhe është përpjekur të shlyej presidenti.

"Salaam Alyakum" (applause)

Presidenti Obama shkoi në Cairo në fillim të mandatit të tij, me mesazhin e ripajtimit për të cilin shumë mendonin se ishte mjaft i nevojshmëm pas luftrave në Irak dhe Afganistan.

Por, brenda disa muajsh, kritikët argumentuan se premtimet e zotit Obama për marrëdhënie më të mira nuk u barazuan me vepra. Ata ngrenë pyetjen nëse ky fjalim do të jetë më i ndryshëm.

Sadik Sadek me Universitetin Amerikan në Cairo beson se presidenti Obama mund të ecë më para në përmirësimin e marrëdhënieve përmes dy hapave thelbësor.

Fillimisht, jo vetëm ndihma financiare por edhe ndërtimin e institucioneve, ristrukturimin, ndihma teknike, bursa studimi. Duhet ndryshuar situata për të qënë gati për demokraci dhe ndihmuar tranzicionin drejt demokracisë.

Tjetri hap, thotë ai, është nëse zoti Obama ndërmerr një shteg të ri që përfundimisht zgjidh problemet mes israelitëve dhe palestinezëve. Ai thotë se nga ky drejtim do të përfitojnë të dy palët dhe popujt në rajonin me udhëheqës autokrat.

Këta njerëz mbaheshin pas çështjes palestineze sikurse shumë regjime arabe ndaj është shumë e rendësishme që ti japim fund këtij arsyetimi të tyrin në mënyrë që ata të përballen me popujt e tyre.

Fjalët e presidentit Obama mund të kenë qënë zhgënjyese në të kaluarën, por nëse ky fjalim do të ofrojë veprime konkrete, presdenti mund të gjejë një audiencë më të ngrohtë.

XS
SM
MD
LG