Lidhje

Presidenti Obama mbron përgjigjen e qeverisë ndaj rrjedhjes së naftës

  • Zëri Amerikës
  • Uashington

Presidenti Barak Obama thotë se qeveria amerikane do të ngarkojë me përgjegjësi të plotë kompaninë British Petrolium për rrjedhjen masive të naftës në Gjirin e Meksikës.

Zoti Obama tha sot në një konferencë shtypi se BP mban përgjegjësi për atë që ai e cilësoi një “fatkeqësi të tmerrshme’, e cila filloi kur një pus nafte shpërtheu më 20 prill, duke vrarë 11 punëtorë dhe duke shkatërruar një pus nënujor.

Presidenti i kundërshtoi kritikat se administrata e tij nuk është përfshirë sa duhet në përpjekjet e pastrimit dhe të ndalimit të rrjedhjes, duke thënë se BP është duke operuar sipas drejtimit të qeverisë.

Shkencëtarët amerikanë thanë se vlerësimet e reja tregojnë se pusi ka rrjedhur çdo ditë një sasi nafte, të barabartë me sasinë që përmbajnë 12 mijë fuçi, që e bën atë rrjedhjen më të madhe të naftës në historinë amerikane.

XS
SM
MD
LG