Lidhje

Presidenti Obama: Misioni në Irak, arritje e jashtëzakonshme


Presidenti Obama: Misioni në Irak, arritje e jashtëzakonshme
Presidenti Obama: Misioni në Irak, arritje e jashtëzakonshme

Presidenti amerikan Barack Obama tha se misioni amerikan në Irak ishte një arritje e jashtzakonshme që shërben si shembull se si amerikanët duhet të punojnë së bashku për zgjidhjen e çështjeve të mbrëndshme të vendit.

Gjatë fjalimit të tij javor, Presidenti Obama u shprehu mirënjohje 1 milion e 500 mijë amerikanëve që kanë shërbyer në Irak që nga vitit 2003 dhe familjeve të 4 mijë e 500 ushtarëve që kanë rënë atje. Trupat amerikane po e përfundojnë transferimin e përgjegjësive të sigurimit në duar të forcave irakiane para afatit të caktuar më 31 dhjetor kur të gjitha trupat amerikane do të tërhiqen nga Iraku.

Presidenti Obama i bëri thirrje kongresit që të lërë mënjë anë divergjencat partiake dhe të zgjidhin çështjet buxhetore në mënyrë që vendi të jetë në gjendje të përmbushë të gjitha detyrimet ndaj veteranëve të ushtrisë.

XS
SM
MD
LG