Lidhje

Presidenti Obama nënshkruan paketë 1,4 miliard dollarëshe për sigurinë sanitare të ushqimit

  • Zëri Amerikës

Presidenti Obama nënshkruan paketë 1,4 miliard dollarëshe për sigurinë sanitare të ushqimit

Presidenti Obama nënshkruan paketë 1,4 miliard dollarëshe për sigurinë sanitare të ushqimit

Presidenti amerikan Barak Obama ka nënshkruar një ligj që ndan 1,4 miliard dollarë për reformimin e sistemit të sigurisë sanitare të ushqimit, me gjithë kritikat e disa ligjvënësve rreth nevojës dhe shpenzimeve të masës.

Ligji i ri i jep qeverisë më shumë kompetenca për të inspektuar uzinat e prodhimit dhe përpunimit të ushqimit në Shtetet e Bashkuara dhe jashtë vendit. Njëherësh, i jep qeverisë të drejtën edhe për të larguar artikujt nga tregu. Sipas rregullave të deritanishme, qeveria lejohet vetëm të kërkojë tërheqjen nga tregu të ushqimeve.

Sipas rregullores së re, fermat e mëdha dhe prodhuesit e ushqimit do të detyrohen të krijojnë plane të hollësishme për kushtet sanitare të ushqimit dhe të mbajnë shënime, në mënyrë që qeveria të jetë në gjendje të përcjellë artikujt në rast të tërheqjes së tyre nga shitja. Edhe ushqimet e importuara do të përballen me kufizime më të ashpra.

Disa republikanë që kontrollojnë Dhomën e re të Përfaqësuesve thonë se do ta shqyrtojnë me kujdes masën para se të miratojnë financimin e saj. Ata thonë se legjislacionit do t’i duhet të garojë për para me një mori përparësish tjera.

Presidenti Obama po përballet me një Kongres të ndarë. Dega ligjvënëse mblidhet të mërkurën, ndërsa republikanët marrin kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve dhe demokratët mbajnë shumicën në Senat, ndonëse kanë humbur disa vende në këtë organ.

XS
SM
MD
LG