Lidhje

Presidenti Obama nënshkruan START-in e ri me Rusinë

  • Zëri Amerikës

Presidenti Obama nënshkruan START-in e ri me Rusinë

Presidenti Obama nënshkruan START-in e ri me Rusinë

Marrëveshja zëvendëson traktatit START të vitit 1991, që skadoi në dhjetor të 2009.

Presidenti Barak Obama nënshkroi sot ratifikimin e marrëveshjes së re për pakësimin e armëve bërthamore me Rusinë.

Nënshkrimi i traktatit të ri ishte një nga synimet kryesore të politikës së jashtme të presidentit Obama dhe pjesë e përpjekjeve të administratës për të rifilluar lidhjet me Rusinë. Marrëveshja zëvendëson traktatit START të vitit 1991, që skadoi në dhjetor të 2009.

Traktati i ri pakëson numrin e mbushjeve bërthamore që mund të dislokojë secili vend nga 2 mijë e 200 në 1 mijë e 550. Presidenti rus Dmitri Medvedev nënshkroi marrëveshjen javën e kaluar pasi parlamenti ratifikoi marrëveshjen.

XS
SM
MD
LG