Lidhje

Presidenti Obama, nesër fjalim për Lindjen e Mesme

  • Zëri Amerikës

Presidenti Obama, nesër fjalim për Lindjen e Mesme

Presidenti Obama, nesër fjalim për Lindjen e Mesme

Presidenti amerikan Barak Obama do të mbajë një fjalim të rëndësishëm nesër rreth ndryshimeve politike në Lindjen e Mesme dhe Afrikën Veriore.

Shtëpia e Bardhë thotë se presidenti do të diskutojë mbi mundësitë e Shteteve të Bashkuara për të nxitur vlerat amerikane dhe sigurinë në rajon.

Zëdhënësi Xhei Karni tha sot se presidenti e sheh situatën në Lindjen e Mesme dhe në Afrikën Veriore si “një moment të rëndësishëm mundësish të reja për Amerikën dhe amerikanët.” Ai tha gjithashtu se lufta kundër al-Kaidës vazhdon pas vrasjes së Osama bin Ladenit në Pakistan në fillim të muajit.

Fjalimi i presidentit në Uashington vjen ndërkohë që kryengritjet më të suskesshme të “Pranverës Arabe” – në Tunizi dhe Egjipt – po eklipsohen nga konflikte më të dhunshme në Libi, Siri dhe vende të tjera.

Zoti Obama, i cili ka vënë në qendër të presidencës së tij përmirësimin e lidhjeve me botën islamike, dha një fjalim në Kairo në vitin 2009 për myslimanët në të gjithë botën.

XS
SM
MD
LG