Lidhje

Presidenti Obama ngushëllon prindërit e agjentit të vrarë

  • Kent Klajn

Presidenti Obama ngushëllon prindërit e agjentit të vrarë

Presidenti Obama ngushëllon prindërit e agjentit të vrarë

Presidenti Barak Obama ka ngushëlluar prindërit e një agjenti amerikan të imigracionit dhe doganave që u vra të martën në Meksikë. Zoti Obama telefonoi prindërit e agjentit federal, Hajme Sapata, dje në mëngjes, siç tha Sekretari i ri i Shtypit pranë Shtëpisë së Bardhë, Xhej Karni.

“Presidenti u tha prindërve se fjalët nuk mund të shprehnin pikëllimin për humbjen e një të dashuri. Djali i tyre i shërbeu vendit tonë në mënyrë shembullore, tha presidenti, dhe i siguroi ata se mbarë vendi ishte mirënjohës për shërbimin vetëmohues dhe ndihmesën e tij ndaj vendit tonë”.

Agjencia e Imigracionit dhe Doganave thotë se zoti Sapata u vra dhe një agjent tjetër u qëllua në krah dhe në këmbë, ndërsa të dy po udhëtonin me makinë nga Meksiko për në qytetin verior Monterrej.

Zyrtarët meksikanë thonë se agjentët u ndalën në një pikë kontrolli që dukej si postbllok ushtarak. Megjithatë, ushtria meksikane thotë se nuk kishte pika kontrolli në atë zonë dhe se pengesa në rrugë mund të jetë ngritur nga trafikantët e drogës.

Zoti Karni thotë se Sekretarja amerikane e Sigurisë Kombëtare, Xhenet Napolitano dhe Prokurori i Përgjithshëm Erik Holldër po krijojnë një grup të përbashkët pune me homologët e tyre meksikanë për të zbardhur çështjen.

“Agjencitë amerikane të rendit po punojnë ngushtë me autoritetet meksikane për të hetuar rastin. Burimet e qeverisë federale janë në dispozicion të partnerëve tanë meksikanë për këto hetime”.

Zonja Napolitano foli dje me Ministrin e Brendshëm meksikan Fernando Bllejk Mora. Sekretarja e Sigurisë Kombëtare tha se dhuna ndaj agjentëve amerikanë në Meksikë paraqet një sulm kundër të gjithë agjentëve federalë dhe nuk do të tolerohet nga asnjëri vend.

Ky është njoftimi i parë për sulme ndaj agjentëve amerikanë në Meksikë që nga viti 1985.

Së paku 34 mijë vetë janë vrarë në luftën e drogës në Meksikë që prej vitit 2006.

XS
SM
MD
LG