Lidhje

Presidenti Obama njofton planin në ndihmë të studentëve


Presidenti Obama njofton planin në ndihmë të studentëve
Presidenti Obama njofton planin në ndihmë të studentëve

Presidenti Barak Obama tha se qeveria duhet të bëjë çdo gjë të mundur që arsimi i lartë të jetë i mundshëm për çdo amerikan, ndërkohë që kostoja për studimet rritet më shpejt se sa inflacioni dhe të ardhurat.

Duke folur sot në Denver të shtetit Kolorado, presidenti njoftoi një plan që do të ndihmojë studentët dhe të diplomuarit të ulin pakesat e bursave të studimit dhe të konsolidojnë borxhet e tyre.

Zoti Obama tha se është negative për ekonominë kur njerëzit shtyjnë blerjen e shtëpisë, apo hapjen e një biznesi kur u duhet të paguajnë borxhet që u kanë marrë bankave për studimet. Plani ekzekutiv i njohur si "Paguaj ndërsa siguron të ardhura" ndryshon një plan të mëparshëm, duke spostuar datën e caktuar. Duke filluar nga viti 2012, studentët do të jenë në gjendje të ndalin maksimumin e borxheve të tyre në 10 për qind të të ardhurave. Sipas planit të mëparshëm, studentët nuk përfitonin deri në vitin 2014.

Presidenti tha se ky plan do të ulë pagesat e borxheve për rreth 1.6 milion amerikanë me qindra dollarë në muaj.

Ky plan mund të ndihmojë gjithashtu shanset e presidentit për t’u rizgjedhur, pasi shumica e studentëve do të jenë në moshë votimi në zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm.

XS
SM
MD
LG