Lidhje

Pres. Obama nuk ndryshon planet, pavarësisht kërcënimit të pakonfirmuar terrorist

  • Zëri Amerikës

Pres. Obama nuk ndryshon planet, pavarësisht kërcënimit të pakonfirmuar terrorist

Presidenti Barak Obama nuk ka në plan të ndryshojë rendin e tij të ditës, megjithë pohimet e autoriteteve, që thonë se ekziston një kërcënim terrorist i besueshme, por i pakonfirmuar, kundër Shteteve të Bashkuara, i planifikuar që të përkojë me 10-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit të vitit 2001.

Presidenti Obama ka në plan të marrë pjesë të dielën në ngjarjet përkujtimore në vendet e sulmeve të asaj dite në qytetin e Nju Jorkut, në Pentagon dhe në Shanksvill të Pensillvanisë. Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Xhei Karni u tha sot gazetarëve se presideneti nuk do t’i ndryshojë këto plane.

Vetëm pak hollësi janë njoftuar rreth natyrës së kërcënimit, por Sekretarja e Shtetit, Hillari Klinton la të kuptohet se autori është al-Kaida. Duke mbajtur sot një fjalim rreth kundër-terrorizmit në Nju Jork, Sekretarja Klinton e përshkroi kërcënimin si një raport se “al-Kaida po përpiqet përsëri të dëmtojë amerikanët dhe në veçanti të vejë në shënjestër Nje Jorkun dhe Uashingtonin".

XS
SM
MD
LG