Lidhje

Obama paralajmëron kundër përsëritjes së përplasjeve për kufirin e borxhit


Zyrtarët e Shtëpisë të Bardhë thotë se Presidenti Barak Obama i ka paralajmëruar ligjvënësit e të dy partive kryesore politike, demokratët dhe republikanët, se përsëritja e qendrimit të vitit të kaluar ndaj ngritjes së nivelit të borxhit të Shteteve të Bashkuara është e papranueshme. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Kent Klain na informon nga Shtëpia e Bardhë, ku presidenti u takua me udhëheqësit e Kongresit.

Zoti Obama u tha ligjvënësve kryesosë demokratë dhe republikanë se nuk do të tolerojë një tjetër betejë lidhur me ngritjen e kufirit të borxhit të vendit, bëri të ditur sekretari i Shtypit të Shtëpisë së Bardhë, Xhei Karni.

"Ne nuk do t’i rikthehemi përplasjes për kufirin e borxhit si në gusht të vitit të kaluar. Nuk është aspak e pranueshme që të mbahen peng ekonomia amerikane dhe ekonomia botërore nga ideologjia e një partie”.

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Xhon Bojnër, tha të martën se nuk do të lejojnë ngritjen e kufirit të borxhit pa marrë masa të forta për uljen e shpenzimeve qeveritare dhe pa reformuar procesin buxhetor.

"Tani ne nuk duhet ta shpërfillim kufirin e borxhit. Në fakt, ne duhet ta mirëpresim. Ky është një zhvillim i detyrueshëm në një qytet që është famëkeqë për mungesën e veprimit”.

Kongresi miratoi ligjin gushtin e kaluar për t’i lejuar qeverisë marrjen e huave më të mëdha, vetëm disa orë para se të skadonte afati që do t’i linte Shtetet e Bashkuara në pamundësi për të paguar këstin e borxhit. Çmimet e aksioneve ranë dhe një agjenci e madhe e vlerësimit të aftësisë së vendeve për të paguar borxhet uli gradën e kreditit të Shteteve të Bashkuara për herë të parë.

Këtë vit, këshillatarët nga të dy partitë presin që debati për kufirin e borxhit të shtyhet deri pas zgjedhjeve të nëntorit.

Para se të takohej me ligjvënësit, Presidenti Obama, foli me disa pronarë biznesesh në një restorant sanduiçesh në Uashington. Ai tha se Kongresi duhet t’u japë 10% kredi taksash bizneseve që krijojnë vende të reja pune apo ngrenë rrogat këtë vit.

"Ky është një shembull se çfarë duhet të bëjë Kongresi tani për të ruajtur ritmin e tanishëm që ju keni ndërtuar vetë. Na mbetet të shikojmë nëse Kongresi është i predispozuar të veprojë . Kjo është pjesërisht arsyeja se pse ne duan t’i sjellim gjithë këta njerëz këtu, pikërisht për t’u thënë ‘shtrojuni punës’”.

Zoti Obama u tha gazetarëve se ekonomie po përmirësohet, por ende mbetet shumë për t’u bërë. Ai tha se rimëkëmbja po pengohet nga shkalla e lartë e papunësisë, tregu ende i vështirë i shtëpive dhe pasiguria ekonomike në Evropë. Presidenti tha se plani i tij ekonomik, nëse miratohet, do të ndihmonte në kapërcimin e këtyre pengesave.

"Le të veprojmë për të përshpejtuar dhe ruajtur ritmin e rritjes ekonomike. Kemi mjaft kohë për të bërë fushatë dhe politikë. Por le të sigurojmë ritmin e tanishëm dhe të mos lejojmë ngadalësimin e tij, kur shumë njerëz si këta janë mjaft optimistë dhe gati për veprim”.

Shkurtimet e taksave që ka propozuar presidenti për bizneset e vogla janë pjesë e listët së gjëra që duhet të bëjë Kongresi, siç shprehet zoti Obama. Në të përfshin gjithashtu propozime prë të ndihmuar pronarët e shtëpive të rifinancojnë huatë me interesa më të ulta dhe të krijohet një agjenci për të punësuar veteranët e ushtrisë.

XS
SM
MD
LG