Lidhje

Presidenti Obama përballet me kritika për aftësitë e tij udhëheqëse dhe për ekonominë

  • Dan Robinson

Presidenti Obama përballet me kritika për aftësitë e tij udhëheqëse dhe për ekonominë

Presidenti Obama përballet me kritika për aftësitë e tij udhëheqëse dhe për ekonominë

Gjatë kësaj jave kur tregjet e aksioneve kanë përjetuar luhatje të mëdha dhe paqëndrueshmëri, presidenti Obama u përball me kritika mbi aftësitë e tij udhëheqëse dhe politikat ekonomike. Disa nga kritikat erdhën nga kandidatët republikan për president, nga disa analistë të shquar dhe nga dy figura të njohuar afrikano-amerikane. Korrespondenti i Zërit të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë Dan Robinson sjellë hollësi.

Kritikat e fuqishme në adresë të zotit Obama kanë ardhur në vazhdën e kompromisit të vështirë të tij me republikanët për një paket 2.4 trilion dollarësh për uljen defiçitit dhe borxhit, si dhe nga luhatjet e mëdha në tregun e aksioneve pas uljes së klasifikimit të kreditit amerikan nga një agjenci kryesore të vlerësimit të kreditit.

Kritika po përqëndrohen në atë që shumica e ekonomistëve tani janë dakord përkatësisht faktin se paketa e ndihmës financiar prej 800 miliardë dollarësh e presidentit e miratuar nga Kongresi dy vjet më parë në përgjigje të krizës financiare dhe recesionit ishte e pamjaftueshme për të nxitur rritjen e vendeve të punës dhe rimëkëmbjen ekonomike.


Nga radhët e kandidatëve republikanë për zgjedhjet e vitit 2012, ish guvernatori i Massachusetsit Mitt Romney po përdor një gjuhë gjithnjë e më e ashpër kundër presidentit të cilit sipas zotit Romni i mungon përvoja.
Mit Romney u shpreh kështu në debatin e zhvilluar të ejten mes kandidatëve republikane në Iowa.


“Unë nuk jam dakord me atë që ka ofruar Barak Obama. Po të isha president unë nuk do të bëja ato që janë bërë deri tani”.
Disa nga vlerësimet më të ashpëra kundër zotit Obama kanë ardhur nga disa analist të shquara të gazetave të cilët i kanë vënë në pikëpyetje aftësitë e presidentit për të udhëhequr.

Profesori i njohur i Universitetit Princeton Cornell West ka ngjallur polemika në fillim të këtij viti duke thënë se zoti Obama ishte në rrezik për të qenë “një kukull e zezë e oligarkëve të Wall Street-it”.

I pyetur për këto kritikat gjatë një konference për shtyp të kohëve të fundit, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Jay Carney tha se presidenti Obama mbetet i fokusuar jo vetëm në përmirësimin e ekonomisë në përgjithësi, por edhe për ata që po vuajnë më shumë nga gjendja e ekonomisë.


“Presidenit është përqëndruar në çdo amerikan, i cili po vuan në këto kohë të turbullta ekonomike dhe politikat që ai ka përkrahur marrin parasysh shumë seriozisht ata që janë ndikuar nga gjendja ekonomike”.


Pavarësisht nga kritikat nga dy figura të njohura të afrikano-amerikanëve, mbështetja për zotin Obama në mesin afrikano-amerikanëve në përgjithësi mbetet e fuqishme, edhe pse disa sondazhe të fundit tregojnë shenja se një mbështetje e tillë mund të jetë dobësuar.
Gjatë vizitës në një fabrikë të baterive në Michigan këtë javë, ai u kërkoi amerikanëve të ushtrojnë trysni ndaj përfaqësuesve të tyre në Kongres që ata të ndalojnë siç tha ai retorikën partiake dhe bllokadat politike të cilat kanë dëmtuar besimin e publikut.


“Ju duhet t’u thoni atyre mjaft me lojërat politike, filloni miratimin e ligjeve që do të ndihmojë ekonominë tonë tani. Kjo është ajo që ata duhet të bëjnë, ata duhet të ju dëgjojnë ju”.


Javën e ardhshme presidenti do të udhëtoj në Minesota, Iowa dhe Illinois, ku do të bisedojë me qytetarët për gjendjen e ekonomisë amerikane.


Pas kthimit të tij nga ky udhëtim, presidenti së bashku me familjen e tij do të filloj pushimet 10 ditore në vreshtin Martha në Massachusetts.


Në një kohë kur vendi po përpallet me paqëndrueshmëri financiare shkaurja e presidentit në pushime mund të japë një përshtypje të gabuar. Por, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Jay Carney u tha gazetarëve këtë javë se amerikanët nuk do t’ia përmendin zotit Obama ditët që ai kaloi me familjen e tij, duke shtuar se në realitet “nuk ka gjë të tillë si një pushim presidenciale".

XS
SM
MD
LG