Lidhje

Presidenti Obama përfundon vizitën 9 ditore në disa vende aziatike


Presidenti Obama përfundon vizitën 9 ditore në disa vende aziatike
Presidenti Obama përfundon vizitën 9 ditore në disa vende aziatike

Presidenti amerikan Barak Obama kthehet sot nga një turne nëntë ditor në vendet aziatike, pika më e lartë e të cilit ishte një takim kokë më kokë me kryeminstrin kinez Ven Gjiabao.

Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë thanë se takimi i tyre të shtunën, në ishullin indonezian të Balit u përqëndrua në çështje ekonomike, përfshi tregëtinë e lirë në detin e Kinës së Jugut. Zoti Wen paralajmëroi kundër ndërhyrjeve nga jashtë për zgjidhjen e një mosmarrëveshje territoriale në këtë det.

Disa vende aziatike, përfshi Vietnamin dhe Filipinet, si dhe vetë Kina kanë pretendime territoriale për disa pjesë të detit të Kinës së Jugut.

Komentet e udhëheqësit kinez u panë si një sugjerim se Shtetet e Bashkuara duhet të qëndrojnë larg këtij konflikti.

Zoti Obama përballet me çështje të brendshme ekonomike ndërsa koha po kalon për të arritur një marrëveshje mes republikanëve dhe demokratëve në Kongres për mënyrat e pakësimit të defiçitit federal me 1,2 trilionë dollarë.

XS
SM
MD
LG