Lidhje

Presidenti Obama: Përgjigje e matur ndaj sulmeve të Koresë së Veriut


Presidenti Obama: Përgjigje e matur ndaj sulmeve të Koresë së Veriut
Presidenti Obama: Përgjigje e matur ndaj sulmeve të Koresë së Veriut

Presidenti i SHBA Barak Obama ka riafirmuar angazhimin e vendit të tij për të mbrojtur Korenë e Jugut gjatë një bisede telefonike me presidentin koreanojugor Li Myung – Bak dhe është zotuar se do të punojë edhe me vendet e tjera për “ të dënuar ashpër” sulmin vdekjeprurës me artileri që Koreja e Veriut ndërmori ndaj një ishulli të Koresë së Jugut.

Në një njoftim të shpërndarë mbrëmë në Uashington, Shtëpia e Bardhë bën me dije se dy presidentët ranë gjithashtu dakort që të zhvillojnë stërvitje të kombinuara ushtarake dhe të zgjerojnë trajnimet për të treguar forcën e aleancës së tyre.

Z. Obama i tha gjithashtu z. Lee se “ lutjet dhe mendimet “ e popullit amerikan janë me familjet e dy marinarëve koreanojugor të cilët u vranë dhe 18 të tjerëve - mes tyre 3 civilë - të cilët u plagosën në sulmin e mëngjesit të së martës.

Sulmi, i cili u krye teksa forcat e Koresë së Veriut po zhvillonin një stërvitje ushtarake në ishullin që është 12 kilometra larg bregdetit të Koresë së Veriut, shkaktoi një shkëmbim të zjarrit të artilerive, çka ishte ballafaqimi më dramatik mes dy palëve, që nga mbyllja e luftës koreane në vitin 1953.

XS
SM
MD
LG