Lidhje

Obama, Kameron, Gadafi të ndalë sulmet ose të japë dorëheqjen


Obama, Kameron, Gadafi të ndalë sulmet ose të japë dorëheqjen
Obama, Kameron, Gadafi të ndalë sulmet ose të japë dorëheqjen

Presidenti Barak Obama dhe kryeministri britanik David Kameron thanë se operacionet ushtarake në Libi do të vazhdojnë derisa udhëheqësi Moamar Gadafi të ndalë sulmet kundër civilëve dhe të largohet nga pushteti.

Duke folur në Londër sot gjatë një konference shtypi, presidenti Obama tha se nuk do të ketë ndërprerje të presionin mbi Gadafin. Zoti Obama tha më pas në një fjalim para parlamentit britanik se Shtetet e Bashkuara, Britania dhe aleatët e tjerë “ndalën një masakër në Libi” dhe nuk do të ndalen derisa të hiqet sipas tij “hija e tiranisë”.

Zoti Kameron tha se Britania po shqyrton të gjitha mundësitë për të shtuar presionin mbi zotin Gadafi. Presidenti Obama tha se beson se fushata e Natos do të jetë e sukseshme në dobësimin e forcave pro-Gadafit, por shtoi se procesi do të jetë i ngadaltë dhe i qëndrueshëm. Të dy udhëheqësit thanë se synimi është që populli libian të jetë në gjendje të zgjedhë të ardhmen e tij.

Banorët në Tripoli njoftuan për të paktën gjashtë shpërthime të fuqishme në qytet gjatë natës.

NATO filloi të intensifikojë bombardimet në qytet të hënën, me disa sulme pranë kompleksit të Gadafit.

Rusia është kundër fushatës së bombardimeve të Natos, duke deklaruar se sulmet kundër Tripolit shkelin rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

XS
SM
MD
LG