Lidhje

Presidenti Obama, përsëri thirrje Kongresit të miratojë Aktin e Punës

  • Zëri Amerikës

Presidenti Obama, përsëri thirrje Kongresit të miratojë Aktin e Punës

Presidenti Obama, përsëri thirrje Kongresit të miratojë Aktin e Punës

Presidenti Barak Obama i kërkoi edhe një herë Kongresit të miratojë ligjin e propozuar prej tij për krijimin e vendeve të punës, kur ai mbajti një fjalim përpara nxënësve të një shkolle të mesme pranë Uashingtonit.

Ai gjithashtu i ftoi nxënësit e pranishëm të vizitonin faqen e internetit të Shtëpisë së Bardhë për të lexuar planin e tij mbi hapjen e vendeve të reja të punës.

Zoti Obama ka shkuar këto ditë në vende të ndryshme të Shteteve të Bashkuara për të promovuar planin e tij që kap vlerën 447 miliardë dollarë. Ai thotë se ky plan do të nxisë kapërcimin e vështirësive që ekonomia amerikane po kalon, duke ndihmuar bizneset e vogla dhe duke krijuar rreth 2 milionë vende pune.

Presidenti Obama thotë se ligji do të rikthejë në punë punonjësit e sektorit të ndërtimit dhe mësuesit.

XS
SM
MD
LG