Lidhje

Presidenti Obama përshëndet amerikanët me rastin e Ditës së Falenderimeve


Presidenti Obama përshëndet amerikanët me rastin e Ditës së Falenderimeve
Presidenti Obama përshëndet amerikanët me rastin e Ditës së Falenderimeve

Si miliona amerikanë të tjerë, Presidenti Barak Obama festoi Ditën e Falenderimeve me familjen dhe miqtë. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Kent Klain njofton nga Shtëpia e Bardhë se presidenti u bëri thirrje amerikanëve tëmbështesin njeri tjetrin në këtë kohë kur vendi është duke kaluar nëpër dy luftra dhe një shkalle të lartë papunësie.

Dita e Falenderimeve në Shtëpinë e Bardhë ishte dje një version më i madh i skenës në familjet e miliona amerikanëve. Presidenti Obama e kaloi ditën me familjen, miqtë dhe personelin e tij. Ushqimet që u shërbyen ishin ato që gatuhen tradicionalisht me rastin e kësaj dite, gjeldeti i pjekut, pure, kek me kungull dhe garnitura të tjera festive. Ndër aktivitetet e argëtimit ishin edhe ndjekja e ndeshjeve të futbollit amerikan në televizion. Më herët gjatë ditës, në fjalimin e tij javor, presidenti u bëri thirrje amerikanëve të kujdesen për fqinjët e tyre që janë prekur nga lufta apo papunësia.

"Për sa kohë që shumë nga bijtë dhe bijat tona, burrat dhe gratë janë në luftë, ne duhet të mbështesim misionin dhe të respektojmë shërbimin e tyre. Madje, ndërkohë që shumë nga miqtë dhe fqinjët tanë janë duke kërkuar punë, ne duhet të bëjmë gjithçka që të mundemi për të përshpejtuar rimëkëmbjen ekonomike dhe për ta çuar përpara ekonominë. Dhe ne do ta bëjmë këtë”.

Zoti Obama u telefonoi gjithashtu 10 anëtarëve të forcave të armatosura amerikane në Irak dhe Afganistan për t’iu uruar festën dhe për t’i falenderuar për shërbimin e tyre. Presidenti tha se shpreson që demokratët, republikanët dhe të pavarurit të lënë mënjanë mosmarrëveshjet gjatë muajve të ardhshëm dhe të punojnë sëbashku për përmirësimin e ekonomisë.

Disa vullnetarë amerikanë ushqyen të uriturit dhe të pastrehët Ditën e Falenderimeve, ashtu siç bëri të mërkurën familja Obama. Në fjalimin e tij javor, presidenti i vlerësoi ata për këtë.

"Kjo është gjithashtu një festë që shpreh atë që është veçanërisht amerikane, dëshirën për t’u dhënë diçka të tjerëve. Edhe në këtë moment që ne flasim, ka shumë amerikanë që u ofrojnë ushqim të tjerëve, ndihmojnë komunitetet e tyre dhe janë me shërbim në mbarë botën”.

Zoti Obama i filloi festimet të mërkurën me një ceremoni tradicionale, atë të faljes së gjeldetit.

"Si President i Shteteve të Bashkuara, t’i falesh që të mos përfundosh në tryezën e darkës së Ditës së Falenderimeve”.

Ky gjeldeti që kishte ardhur nga një fermë në Kaliforni do të çohet në një fermë në Maunt Vernon të Virxhinias, ku është shtëpia e presidentit të parë të Shteteve të Bashkuara, Xhorxh Uashington.

Departamenti amerikan i Bujqësisë tha se mbi 45 milionë gjela deri do të shërbeheshin dje me rastin e Ditës së Falenderimeve.

Dita e sotme është zakonisht një ditë e madhe xhirosh për dyqanet në Amerikë. Shumë blerës shfrytëzojnë rastin e uljes së çmimeve dhe orareve të zgjatura të dyqaneve për të filluar pazarin e Krishtlindjeve.

Po ashtu sot, mbërrin në Shtëpinë e Bardhë me një karrocë me kuaj, pema e Krishtlindjeve. Zonja e Parë, Mishell Obama do të mbikqyrë ceremoninë e dorëzimit të pishës Dagllas 5.6 metra të lartë që vjen nga shteti lindor i Pensilvanisë.

XS
SM
MD
LG