Lidhje

Presidenti Obama përshëndet tri fitueset e Çmimit Nobel të Paqes


Presidenti Obama përshëndet tri fitueset e Çmimit Nobel të Paqes
Presidenti Obama përshëndet tri fitueset e Çmimit Nobel të Paqes

Presidenti Barak Obama përshëndeti tri fitueset e Çmimit Nobel të Paqes të këtij viti. Siç na njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë, Kent Klain, presidenti tha se çmimi i këtij viti është dëshmi e fuqisë së grave.

Presidenti Obama tha se ai admiron vendosmërinë dhe shpirtin e grupit të ri të laureatëve të Nobelit.

Zoti Obama, fitues i këtij çmimi në vitin 2009, përshëndeti fitueset e këtij viti, Presidenten e Liberisë, Ellen Johnson Sirleaf, veprimtaren liberiane të paqes Leymah Gbowee dhe veprimtare jemenase të të drejtave të grave Tawakkul Karman.

“Kur ne u japim pushtet grave nëpër botë, çdo kush përfiton. Vendet dhe kulturat që respektojnë kontributin e grave, janë në mënyrë të pashmangshme më të suksesëshme se ato vende që nuk i respektojë ato”.

Presidenti Obama u takua me Presidenten Sirleaf në Shtëpinë e Bardhë në muajin maj.

Ndërkaq, Departamenti amerikan i Shtetit përsëriti thirrjen drejtuar Kinës që të lirojë fituesin e Çmimit Nobel të Paqes vitin e kaluar, disidentin e burgosur Liu Xiaobo.

Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Victoria Nuland i përsëriti këtë thirrje dje, kur komiteti i Çmimit Nobel njoftoi fitueset e këtij vit. Nuland i bëri gjithashtu thirrje Pekinit të ndalë përndjekjen e bashkëshortes së zotit Liu dhe “t’u përmbahet detyrimeve ndërkombëtare për të drejtat e njeriut”.

XS
SM
MD
LG