Lidhje

Presidenti Obama: Polonia, model i modernizimit dhe reformës

  • Zëri Amerikës

Presidenti Obama: Polonia, model i modernizimit dhe reformës

Presidenti Obama: Polonia, model i modernizimit dhe reformës

Presidenti Barak Obama vlerësoi sot rolin e Polonisë për të ndihmuar përpjekjet e forcave të reja demokratike në Afrikën e Veriut dhe në Lindjen e Mesme. Duke folur në praninë e Kryeministrit polak, Donald Tusk në përfundim të vizitës dyditëshe në Varshavë, Presidenti Obama tha se Polonia mund të luajë rol të jashtëzakonshëm për nxitjen e demokracisë në Evropë, në Afrikën e Veriut dhe në Lindjen e Mesme, nisur nga historia e saj për rrëzimin e sundimit komunist sovjetik.

Zoti Obama i dha gjithashtu garanci Polonisë lidhur me politikën e kohëve të fundit për një fillim të ri në marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe Moskës. Ai tha se Shtetet e Bashkuara dhe Polonia kanë arritur marrëveshje për të vendosur në territorin polak një njësi të forcës ajrore amerikane në vitin 2012 dhe për të filluar stërvitjen e forcës ajrore polake në vitin 2013.

Presidenti Obama theksoi gjithashtu forcën e aleancës së sigurisë mes Uashingtonit dhe Varshavës në suazën e NATO-s, mbi bazën e së cilës palët zotohen të mbrojnë njëra-tjetrën.

Po sot, duke folur në praninë e Presidentit të Polonisë, Bronislav Komorovski, Presidenti Obama iu referua lëvizjes Solidarnost të vitit 1980 që i dha fund regjimit sovjetik.Ai tha se kjo ishte një kohë kur “qytetarët u ngritën dhe kryen veprime të jashtëzakonëshme me kurajo të madhe”.

Presidenti bëri një paralele mes ngjarjeve në Poloni tri dekada më parë dhe të ashtuquajturës Pranvera Arabe, rebelimet në Afrikën e Veriut dhe në Lindjen e Mesme. Ai bëri thirrje për qetësi tani që këto vende ndodhen në një periudhë kalimtare drejt demokracisë.

XS
SM
MD
LG