Lidhje

Presidenti Obama pret nënpresidentin kinez në Shtëpinë e Bardhë


Presidenti Obama pret nënpresidentin kinez në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti Obama pret nënpresidentin kinez në Shtëpinë e Bardhë

Zv/ presidenti kinez Shi Gjinping u takua me presidentin Obama në Shtëpinë e Bardhë. Presidenti Obama e siguroi nënpresidentin kinez se ai e mirëpret fuqizimin ekonomik të Kinës në botë, por shtoi se të gjitha vendet duhet të ndjekin të njëjtat rregulla, kur është fjala për ekonominë dhe të drejtat e njeriut.

Presidenti Obama tha gjatë takimit se është me rëndësi thelbësore që Shtetet e Bashkuara të mbajnë marrëdhënie të fuqishme me Kinën. Marrëdhëniet e bashkëpunimit, të bazuara mbi besimin reciprok, tha zoti Obama, janë në interes jo vetëm të dy vendeve por edhe të mbarë rajonit dhe botës. Ai tha se dy vendet kanë vendosur një dialog të gjerë dhe strategjik mes tyre.

Vizita e nënpresidentit kinez, po i jep po ashtu mundësinë presidentit Obama të ngrejë çështje shqetësuese për Kinën, si të drejtat e njeriut, kryengritja në Tibet dhe mungesa e një ekuilibri në tregtinë mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës. Presidenti Obama tha se zhvillimi i jashtëzakonshëm i Kinës gjatë dy dekadave të fundit i ka sjellë vendit fuqi dhe begati të madhe, por njëkohësisht ia ka rritur përgjegjësitë.

Zoti Xi u takua më parë me homologun e tij amerikan Joe Biden. Të dy udhëheqësit u zotuan se dy vendet janë të angazhuara për të bashkëpunuar. Zoti Biden është shoqëruesi zyrtar i zotit Xi gjatë vizitës së tij në Uashington. Zoti Biden tha se presidenti Obama dhe ai kanë qenë të angazhuar për të rifreskuar dhe intesifikuar rolin e Shteteve të Bashkuara në rajonin e Azi Paqësorit, si dhe në forcimin e lidhjeve, në veçanti me Kinën.

XS
SM
MD
LG