Lidhje

Presidenti Obama propozon disa masa për t'i dhënë shtytje ekonomisë amerikane


Presidenti Obama propozon disa masa për t'i dhënë shtytje ekonomisë amerikane
Presidenti Obama propozon disa masa për t'i dhënë shtytje ekonomisë amerikane

Presidenti Obama propozoi shtimin e taksave për të pasurit, shkurtime në disa programe sociale si dhe uljen e shpenzimeve ushtarake në një përpjekje të re për të pakësuar deficitin buxhetor me 3 trilionë dollarë gjatë 10 vjetëve të ardhshëm.

Gjatë një fjalimi të hënën në Shtëpinë e Bardhë presidenti u bëri thirrje amerikanëve, përfshirë të pasurit dhe korporatat, që të paguajnë pjesën e tyre të kostos së qeverisë. Ai kërcënoi t’i vërë veton çdo propozimi që parashikon shkurtimin e kujdesit shëndetësor për të moshuarit, në se propozimi nuk përmban edhe ngritje taksash për të pasurit.

Propozimi i sotëm parashikon shtimin e të ardhurave nga takksat me 1,5 trilionë dollarë. Individët me të ardhura mbi 1 milionë, sipas propozimit, do të taksoshen me të njetën shkallë si amerikanët me të ardhura të mesme. Këta individë i kanë të ardhura kryesisht nga investimet, që aktualisht taksohen më pak se sa të ardhura nga pagat. Presidenti po ashtu bëri thirje që të eliminohen një sërë përfitimesh nga taksat për familjet me të ardhura mbi 250 mijë dollarë.

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve republikani Xhon Bejnër tha se plani i presidentit që hedh një grup amerikanësh kundër një tjetri nuk është udhëheqje. Republikanët thonë se ngritja e taksave dëmton rritjen ekonomike. Ato duan që ta arrijnë shkurtimin e deficitit buxhetor vetëm përmes shkurtimit të shpenzimeve, përfshirë shkuritmin e pensioneve, programve të kujdesit shëndetësor për të moshuarit e të varfërit.

XS
SM
MD
LG