Lidhje

Presidenti Obama: Publikimi i dokumenteve sekrete thekson rëndësinë e stategjisë mbi Afganistanin


Në dekleratën e tij në kopështin e trendafilave në Shtëpinë e Bardhë, presidenti foli për njoftimet e medias rreth 91 mijë dokumenteve të publikuara nga faqja e internetit WikiLeaks.

Zoti Obama tha se është i shqetësuar se zbulimi i informacioneve sensitive nga fusha e betejës mund të sjellë probleme për individët apo operacionet.

Por informacionet, shtoi ai, nuk zbuluan ndonjë gjë që nuk dihej, dhe vetëm sa flasin për sfidat që e detyruan atë të ndërmerrte rishikimin e zgjeruar për politikat mbi Afganistanin dhe Pakistanin vitin e kaluar.

Për shtatë vite ne dështuam të zbatojmë një strategji të përshtatshme me sfidat në rajonin nga ku u ndermorën sulmet e 11 shtatorit dhe sulme të tjera ndaj Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve janë planifikuar.Për këtë arsye ne shtuan në menyrë domethënëse angazhimin tonë, këmbëngulëm në përgjegjshmëri më të madhe nga partnerët në Afganistan dhe Pakistan, zhvilluam një strategji të re që mund të funksionojë dhe vumë në drejtim një ekip të ri, përfshi një prej gjeneralëve më të mirë për ta zbatuar planin dhe tani kjo duhet realizuar.

Zoti Obama sapo pati përfunduar një takim me udhëheqës demokratë dhe republikanë të Kongresit amerikan, bisedime këto që përfshinë diskutime për një projektligj shpenzimesh emergjente prej 59 miliard dollarë që u debatua nga Dhoma e Përfaqësuesve të martën.

Rreth 33 miliard nga kjo paketë do të përdoren për misionin e ri të trupave amerikane në Afganistan të urdhëruar nga presidenti si pjesë e strategjisë së tij të re për tu prerë hovin forcave talebane në konfliktin nëntë vjeçar.

Udhëheqësit demokratikë u përballën me kundërshtime nga demokratët kundër luftës. Dennis Kucinich i shtetit Ohio dhe Barbara Lee e Kalifornisë thanë se publikimi i dokumenteve sekrete përbëjnë një provë tjetër të përfshirjes së padobishme të Shteteve të Bashkuara në Afganistan, ndërkohë që ka nevoja të ngutshme brenda vendit.

Zgjohu Amerikë.. Ka para të pakufizuara për luftë. Para për një qeveri të korruptuar në Afganistan, Kur paratë amerikane nuk shkojnë për përdorim personal të mafias së Karzait, shkon në ndihmë të talebanëve që të vrasin trupat tona. Ka para për një qeveri të korruptuar në Pakistan që ndihmon talebanët në Afganistan për të vrarë trupat tona.

Më pas vijoi ligjvënësja nga Kalifornia Barbara Lee.

Kongresi nuk mund të vazhdojë të shkruajë çeqe të pakufizuara për një luftë në Afganistan që përfundimisht e ka bërë vendin tonë më të pasigurtë.

Konferenca e shtypit e Shtëpisë së Bardhë të martën solli pyetje të mëtejshme nga organet e shtypit për zëdhenësit e presidentit mbi polemikat e daljes së dokumenteve sekrete.

Duke ju përgjigjur një pyetje rreth ndihmave amerikane për Pakistanin në kuadër të daljes së dokumenteve sekrete që sugjerojnë vazhdimin e përfshirjes pakistaneze me talebanët, zëdhënësi Robert Gibbs, përsëriti një përgjigje të dhënë gazetarëve më parë.

Ne kemi trefishuar numrin e trupave dhe burimeve në Afganistan. Kemi krijuar një strategji të re që përfshin se si të sillemi me Pakistanin. Sikurse ju kam thënë edhe dje, jo të gjitha problemet tona janë zgjidhur, por ne po bëjmë përparime.

Duke folur në Bagdat të martën, Shefi i Shtabit të Shtatmadhorisë Amerikane, admirali Mike Mullen, tha se nxjerrja e dokumenteve sekrete krijon atë që e quajti një kërcënim të mundëshëm real që vë në rrezik jetët amerikane.

XS
SM
MD
LG