Lidhje

Presidenti Obama rishfaq aftësitë e tij muzikore

  • Zëri Amerikës

Presidenti Obama rishfaq aftësitë e tij muzikore

Presidenti Obama rishfaq aftësitë e tij muzikore

Presidenti Barak Obama pati një tjetër rast për të treguar aftësitë e tij muzikore. Ai këndoi mbrëmë për pak sekonda në një koncert bluzi në Shtëpinë e Bardhë, megjithëse fillimisht ngurroi pak. Kënga ishte Sweet Home Chicago.

Presidenti këndoi për pak sekonda me legjendarin B.B. King këngën "Sweet Home Chicago." Çikago është qyteti ku ai ka kaluar një pjesë të rinisë. Mbrëmja i kushtohej muzikës bluz dhe ishte organizuar nga presidenti dhe zonja e parë, Michelle"

"Tani që ne festojmë muajin e historisë afrikano-amerikane kjo muzikë na kujton se kemi kaluar në kohë më të vështira më parë. Jam krenar që kemi sot këta artistë mes nesh."

Në koncert ishin edhe këngëtarë të famshëm si Buddy Guy dhe Mick Jagger i Rolling Stones.

Muajin e kaluar, Presidenti Obama bëri të njëjtën gjë me këngën "Let's Stay Together" gjatë një takimi fushate, duke marrë miliona hite në YouTube.

XS
SM
MD
LG