Lidhje

Presidenti Obama: SHBA, të gatshme për të ndihmuar Egjiptin drejt demokracisë


Presidenti Obama: SHBA, të gatshme për të ndihmuar Egjiptin drejt demokracisë
Presidenti Obama: SHBA, të gatshme për të ndihmuar Egjiptin drejt demokracisë

Egjiptianët në Shtetet e Bashkuara e pritën me festime lajmin e dorëheqjes së presidentit Hosni Mubarak, pas protestave masive popullore. Për këtë ngjarje ka reaguar dje menjëherë edhe Presidenti Barak Obama.

Në deklaratën që ai dha nga Shtëpia e Bardhë, zoti Obama tha se “Egjiptianët na kanë frymëzuar se përmes mjeteve të padhunshme, harku i historisë mund të përkulet në drejtim të drejtësisë.”

Presidenti i bëri thirrje ushtrisë egjiptiane të sigurojë një kalim të besueshëm të pushtetit, duke mbrojtur të drejtat e egjiptianëve, duke shfuqizuar ligjin e ngjarjes së jashtëzakonshme, duke rishikuar kushttutën e vendit, për t’i hapur rrugën zgjedhjeve të drejta dhe të lira. Ai tha se tranzicioni duhet të jetë i tillë, që të marrë në konsideratë të gjitha zërat e egjiptianëve, të çfarëdo grupimi.

Zoti Obama tha gjithashtu se Shtete e Bashkuara janë gati të japin çfarëdo lloj ndihme ndihme të nevojshme për kalimin pa probleme drejt demokracisë.

XS
SM
MD
LG