Lidhje

Presidenti Obama shpalli propozimin për buxhetin federal të vitit 2012

  • Zëri Amerikës

Presidenti Obama shpalli propozimin për buxhetin federal të vitit 2012

Presidenti Obama shpalli propozimin për buxhetin federal të vitit 2012

Presidenti Barak Obama shpalli propozimin për buxhetin federal të vitit 2012, ku parashikohen shkurtime deficiti prej 1,1 trilion dollarë brenda 10 vjetëve, por republikanët kërkojnë shkurtime më të thella.

Zoti Obama e dërgoi sot buxhetin prej 3,5 trilion dollarësh në Kongres, ndërkohë që vendi përballet këtë vit me një deficit rekord prej më shumë se 1,6 trilion dollarësh. Shefi i zyrës së buxhetit në Shtëpinë e Bardhë, Xhejkëb Lu, tha se propozimi do ta shkurtonte deficitin përgjysëm deri në fund të mandatit të Presidentit Obama më 2013.

Por republikanët kërkojnë që shpenzimet buxhetore të ulen deri në nivelin e vitit 2008, para se zoti Obama të zgjidhej në Shtëpinë e Bardhë. Ata kanë bërë thirrje për shkurtime të mëdha në shumë aspekte, si mbrojtja e mjedisit, kërkimet mjeksore dhe ruajtja e kufirit të vendit.

Republikanët kontrollojnë Dhomën e Përfaqësuesve ndërsa demokratët e zotit Obama kanë kontrollin e Senatit, gjë që pritet të shkaktojë një betejë të ashpër partiake rreth shpenzimeve buxhetore.

XS
SM
MD
LG