Lidhje

Presidenti Obama shton thirrjet për më shumë vende pune


Presidenti Obama shton thirrjet për më shumë vende pune
Presidenti Obama shton thirrjet për më shumë vende pune

Presidenti Barak Obama po shton thirrjet për të miratuar planin e tij për krijimin e vendeve të punës. Senati amerikan pritet të votojë për projekt-ligjin të martën.

Gjatë fjalimit të tij të përjavshëm sot, zoti Obama tha se Akti Amerikan i Punës do të vendosë mijëra mësues, policë dhe punëtorë ndërtimi në punë dhe do të shkurtojë taksat për bizneset e vogla.

Presidenti Obama tha se është i gatshëm të dëgjojë republikanët në se kanë një plan më të mirë për të nxitur ekonominë. Ai tha se plani i tij parashtron hapat e nevojshëm për të ndihmuar ekonominë në vështrimin afatgjatë. Zoti Obama shtoi se ky plan do të paguhet duke u kërkuar milionerëve dhe miliarderëve të paguajnë më shumë taksa.

Në përgjigjen që dha në emër të republikanëve, senatori Xhon Thun i shtetit të Dakotës Jugore, e kritikoi propozimin e Presidentit duke e quajtur një dredhi për të ruajtur postin e tij në vend që të krijojë vende pune për amerikanët në vështirësi.

XS
SM
MD
LG