Lidhje

Presidenti Obama shton thirrjet për planin e tij të punës


Барак Обама
Барак Обама

Presidenti Barak Obama po shton thirrjet e tij ndaj senatorëve për të mbështetur planin për krijimin e vendeve të punës para votimit të së martës që do të vendosë nëse do të debatohet për këtë projektligj.

Gjatë fjalimit të tij të përjavshëm sot, zoti Obama tha se nuk ka arsye përse kongresi të mos mbështesë projektligjin që presidenti thotë se do të kthejë në punë dhjetra mijëra amerikanë.

Duke folur nga uzina e automobilëve në Miçigan që shpëtoi qindra vende pune përmes një marrëveshje qeveritare, presidenti Obama tha se vendi nuk është në gjendje të përballojë situatën nëse Kongresi nuk miraton projektligjin që ai thotë se do të ndihmojë të rivendosë stabilitetin ekonomik për klasën e mesme.

Në përgjigjen e tyre republikanët thanë se krijimi i vendeve të punës për amerikanët nuk duhet të shfrytëzohet për synime partiake dhe promovim të vetvetes.

XS
SM
MD
LG