Lidhje

Presidenti Obama synon rritjen ekonomike përmes tregtisë dhe shkurtimit të taksava

  • Niko Kolombant

Presidenti Obama synon rritjen ekonomike përmes tregtisë dhe shkurtimit të taksava

Presidenti Obama synon rritjen ekonomike përmes tregtisë dhe shkurtimit të taksava

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, po u bën thirrje ligjvënësve ta ndihmojnë për të nxitur rritjen ekonomike me marrëveshje të reja tregtare dhe kompromise për shkurtimin e taksave. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Niko Kolombant, na sjell hollësi.

Në fjalën që mbajti dje për të promovuar marrëveshjen e re tregtare me Korenë e Jugut, zoti Obama bëri thirrje për ratifikimin e shpejtë të saj nga Kongresi. Ai tha se marrëveshja e arritur të premten, pas tre vjet ngecjeje, do të shtonte eksportet vjetore të mallrave amerikane me deri 11 miliardë dollarë dhe krijimin e dhjetra mijëra vendeve të punës.

"Pres me kënaqësi bashkëpunimin me Kongresitn dhe udhëheqësit e të dy partive për të miratuar këtë marrëveshje, sepse nëse ka një gjë për të cilën demokratët dhe republikanët duhet të bien dakord është krijimi i vendee të punës dhe mundësitë për popullin tonë”.

Por zoti Obama shprehu zhgënjimin e tij me republikanët, të cilët bllokuan dje masat për ta bërë shkurtimin e taksave, të miratuar nga presidenti Xhorxh Bush, të përhershëm për shtresën e mesme të amerikanëve.

"Ato dispozita duhet të ishin miratuar. Për mendimin tim nuk ka llogjikë që shkurtimi i taksave për shtresën e mesme të mbahet peng i shkurtimit të përhershëm të taksave për të pasurit që përbëjnë dy përqind të amerikanëve, veçanërisht kur shkurtimi i taksave për të ardhurat e mëdha do të kushtonte edhe 700 milirardë dollatë të tjerë, shumë që ne nuk e kemi dhe që do t’i shtohej deficitit tonë buxhetor. Por me kaq shumë gjëra për t’u zgjidhur, votat e sotme nuk mund të jenë fundi i diskutimit”.

Ligjvënësit republikanë që votuan kundër nismës së Partisë Demokrate të Presidentit Obama duan që shkurtimi i taksave të bëhet i përhershëm për të gjithë amerikanët, përfshirë të pasurit. Republikantë thonë se kjo do të ndihmonte në krijimin e vendeve të reja të punës.

Në fjalimin javor të republikanëve, senatori nga Illinoi Mark Kirk tha se presidenti dhe ligjvënësit duhet të dëgjojnë votuesit, të cilët u dhanë një fitore të madhe republikanëve në muajin nëntor për legjislaturën e re të Kongresit që fillon vitin e ardhshëm.

"Këta udhëheqës nuk duhet të ngrenë taksat dhe të rrezikojnë duke krijuar kushte për një recesion tjetër. Përkundrazi, Kongresi duhet të shkurtojë shpenzimet dhe të parandalojë një tjetër ngritje taksash për taksapaguesit amerikanë. Amerikanët paguajnë tashmë disa nga taksat më të larta në gjithë botën”.

Nëse nuk arrihet ndonjë kompromis, shkalla e tanishme e taksave do të skadojë për të gjithë amerikanët në fund të këtij viti.

Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë dhe një grup i zgjedhur ligjvënësish kanë zvhilluar mbledhje gjatë disa ditëve të fundit në përpjekje për të gjetur një zgjidhje kompromisi. Çështjet në diskutim përfshijnë zgjtjen e përkohëshme të të njejtit nivel taksash si dhe zgjatjen e afatit të ndihmës pët të papunët që edhe atyre po u vjen fundi.

Vështirësitë ekonomike, duke përfshirë papunësinë që i është aftuar 10 përqindëshit, kanë qënë kohët e fundit në qendër të vemendjes së Kongresit të dominuar nga demokratët, dominim që do të zëvendësohet në 2011 nga ai i republikanëve në Dhomën e Pëfaqësuesve, ndërsa në Senat demokratët do të kenë përsëri shumicën, por me një diferencë më të vogël.

XS
SM
MD
LG