Lidhje

Presidenti Obama hap takimin e udhëheqësve të Azi-Paqësorit

  • Zëri Amerikës

Presidenti Obama hap takimin e udhëheqësve të Azi-Paqësorit

Presidenti Obama hap takimin e udhëheqësve të Azi-Paqësorit

Presidenti amerikan Barak Obama hapi zyrtarisht takimin e nivelit të lartë të udhëheqësve të Azi-Paqësorit në Havai, një ditë pasi siguroi mbështetje për një marrëveshje për krijimin e një zone të tregëtisë së lirë rajonale.

Zoti Obama zhvilloi bisedime me udhëheqësit e 20 vendeve të tjera që bëjnë pjesë në forumin e Bashkëpunimit Ekonomik të Azi-Paqësorit. Një deklaratë e takimit që do të publikohet sot pritet të vlerësojë marrëveshjen kornizë dhe t’u japë zë shqetësime se kriza e borxhit evropian mund të destabilizojë ekonomitë e Azi-Paqësorit.

Në një deklaratë të përbashkët dje, presidenti amerikan dhe udhëheqësit e tetë vendeve të tjera e cilësuan zhvillimin e Partneritetit të Trans-Paqësorit si një gurëthemeli drejt synimit për lidhje mes ekonomive të këtij rajoni.

XS
SM
MD
LG