Lidhje

Presidenti Obama Takimet me drejtuesit e Kongresit do të jenë të përditshme


Presidenti Obama Takimet me drejtuesit e Kongresit do të jenë të përditshme
Presidenti Obama Takimet me drejtuesit e Kongresit do të jenë të përditshme

Presidenti Obama tha se takimet me drejtuesit e Kongresit do të jenë të përditshme, derisa të arrihet një marrëveshje mbi tavanin e borxhit dhe deficitin buxhetor. Në një konferencë shtypi, që përfundoi para pak minutash në Shtëpinë e Bardhë, presidenti tha se drejtuesit e kongresit janë dakort se është e papranueshme që Shtetet e Bashkuara të mos jenë në gjendje të bëjnë pagesën e borxhit. Po ashtu ai tha se është rënë dakort për një sërë shkurtimesh buxhetore në sektorët e mbrojtjes dhe të shëndetësisë. Por ai tha se ka ende shumë punë për t’u bërë, që të arrihet një marrëveshje.

Presidenti shtoi se ai nuk do të pranojë një marrëveshje afatshkurtër, por kërkon arritjen e një zgjidhjeje të përgjithshme, që do të trajtonte si deficitin buxhetor ashtu edhe tavanin e borxxhit që përcaktohet nga Kongresi. Bisedimet me republikanët pritet të rifillojnë sonte. Marrëveshja duhet të arrihet deri më 2 gusht, ose përndryshe qeveria amerikane nuk do të ishte në gjendje të bëte pagesën e radhës të këstit të borxheve, një ngjarje kjo e paprecedentë. Sekretari i Thesarit Timothy Geithner tha se në se Kongresi nuk ngre tavanin e borxhit që mund të marrë qeveria, që aktualisht qëndron në shifrën e14,3 trilionë dollarëve, kjo do të kishte, siç u shpreh ai, “pasoja katastrofike” për ekonominë amerikane.

XS
SM
MD
LG