Lidhje

Presidenti Obama takohet me mbretëreshën e Britanisë


Presidenti Obama takohet me mbretëreshën e Britanisë
Presidenti Obama takohet me mbretëreshën e Britanisë

Mbretëresha Elizabeta e Dytë e Britanisë së Madhe priti sot Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, dhe zonjën e parë Mishellë Obama në Pallatin Bakingam me një ceremoni madhështore dhe me 41 të shtëna artilerie.

Radhët e Gardës Skoceze qendruan gatitu kur Mbretëresha doli nga Pallati me Presidentin, të ndjekur nga Zonja Obama dhe Princi Filip, si dhe Princi Çarls dhe e shoqja Kamilla.

Banda lujti himnin amerikan të flamurit dhe çifti Obama e shoqëroi me dorën në zemër, siç është nderimi amerikan. Më herët, çifti Obama u takua privatisht në pallat me çiftin e sapomartuar mbretëror, Princin Uilliam dhe Dukeshën e Kejmbrixhit.

Sot më vonë, ata do të marrin pjesë në një darkë të rrallë shtetërore, para se të kalojnë natën në Pallatin Bakingam si mysafirë të Mbretëreshës. Qëndrimi dy-ditor në Londër i çiftit Obama është në kuadrin e turneut të tij në katër vende evropiane.

Sonte Presidenti takohet edhe me kryeministrin britanik David Cameron, me të cilin do të bisedojnë për çështje ekonomike dhe të sigurisë.

Pas përfundimit të vizitës në Britaninë e Madhe, Presidenti Obama do të shkojë në Dovillë të Francës për t’u takuar me udhëheqësit e vendeve kryesore të industrializuara, para se t’i japë fund turneut në Evropë me një vizitë në Poloni, aleate strategjike në Evropën Qendrore.

XS
SM
MD
LG